Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, mbajti një konferencë për shtyp në Pentagon, ku trajtoi sulmet e fundjavës së kaluar të SHBA-së ndaj Iranit.
Ai mbrojti sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke i përshkruar ato si historike, raporton CNN.
“Ky ishte një sulm historikisht i suksesshëm dhe ne duhet ta festojmë atë si amerikanë”, shtoi ai.
Pete Hegseth, i cili është kthyer së fundmi nga samiti i NATO-s, tha se ajo që presidenti amerikan, Donald Trump arriti dje në Hagë “ndryshoi lojën” dhe ishte “historike”.
Ndër të tjera, sekretari i mbrojtjes i ShBA-së tha se Trumpi arriti një “ndryshim në ndarjen e barrës”.
“Ai tha se NATO duhet të paguajë. Ata filluan në mandatin e parë dhe këtu në mandatin e tij të dytë, ne e kemi përshpejtuar këtë”, shton ai.
Nëse nuk e dini, anëtarët e NATO-s ranë dakord për një objektiv shpenzimesh prej 5% të PBB-së për mbrojtje, siguri dhe qëndrueshmëri dje në Hagë.
(BalkanWeb)
