Sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit është faji i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Në një fjalim televiziv pas një takimi të kabinetit në Ankara, Erdogan tha se ishte e padrejtë të shiheshin në vakum ngjarjet e së shtunës së kaluar.

“Ai që është përgjegjës kryesor për tensionin që kaploi zemrat tona në mbrëmjen e 13 prillit është Netanyahu dhe administrata e tij e përgjakshme”, tha ai.

“Që nga 7 tetori, qeveria izraelite ka zgjedhur lëvizjet provokuese për të përhapur zjarrin në të gjithë rajonin. Qeveria izraelite shënjestroi konsullatën iraniane në Damask, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe Konventën e Vjenës dhe kjo ishte pika e fundit”, shtoi Erdogan.

Misioni diplomatik i Teheranit u godit më 1 prill, teksa sulmi izraelit la të vrarë shtatë oficerë të rangut të lartë të Forcës Quds të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), duke përfshirë dy gjeneralë. Izraeli nuk e mori kurrë zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin, por ka bombarduar vazhdimisht Sirinë, duke pretenduar vetëmbrojtje nga prania iraniane atje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb