Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i bëri thirrje Iranit, Izraelit dhe aleatëve të tyre që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës në Lindjen e Mesme.

Një deklaratë e tillë vjen pasi Izraeli ka sulmuar sot Iranin.

“Është absolutisht e nevojshme që rajoni të mbetet i qëndrueshëm dhe që të gjitha palët të përmbahen nga veprime të mëtejshme,” tha von der Leyen së bashku me kryeministrin finlandez Petteri Orpo në një konferencë Lappeenranta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: