Shefja e diplomacisë evropiane, Kaia Kalas, bëri thirrje për “presion maksimal ndërkombëtar” mbi Rusinë pas sulmit masiv ajror gjatë natës në Ukrainë që vrau 12 persona.

“Sulmet e natës së kaluar tregojnë edhe një herë se Rusia është e vendosur të rrisë vuajtjet dhe të shkatërrojë Ukrainën.Është e tmerrshme të shohësh fëmijë midis viktimave të pafajshme të plagosura ose të vrara. Ne kemi nevojë për presion maksimal ndërkombëtar mbi Rusinë për të ndaluar këtë luftë”, tha Kaya Kalas nëpërmjet X.

Ukraina  u godit herët këtë mëngjes nga një sulm i ri masiv ajror rus  që vrau të paktën 13 persona, ndërsa në Moskë dronët ukrainas detyruan aeroportet të mbylleshin përkohësisht, disa orë para një shkëmbimi përfundimtar të planifikuar të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb