Një automjet i djegur është gjetur rreth një orë pas ngjarjes së ndodhur pas mesnate, ku u qëllua me armë drejt zyrave të Top Channel dhe mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se automjeti tip “Range Rover”, me targa të vjedhura është gjetur i djegur në Kavajë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi dhe po ashtu brenda saj dy armë zjarri kallashnikovë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb