Azerbajxhani tha të premten se po tërhiqte stafin diplomatik nga Irani fqinj, një ditë pasi dronët iranianë shënjestruan një aeroport dhe një shkollë në rajonin enklav të kufirit azerbajxhanas, Nakhçivan.

“Azerbajxhani po evakuon personelin e tij diplomatik nga Irani. Procesi vlen si për ambasadën në Teheran ashtu edhe për konsullatën në Tabriz”, tha të premten Ministri i Jashtëm Jeyhun Bayramov.

“Puna për këtë qëllim është duke u zhvilluar aktualisht,” shtoi ai.

“Në të njëjtën kohë, masat e sigurisë janë në nivelin më të lartë nën kontrollin e Presidentit (Ilham Aliyev). Niveli i gatishmërisë së forcave ushtarake po rritet më tej. Janë dhënë gjithashtu të gjitha udhëzimet përkatëse”, shtoi Bayramov.

Sulmet e së enjtes përfshinë disa dronë që kaluan nga Irani në Nakhçivan.

Njëra prej tyre goditi aeroportin dhe një tjetër shpërtheu pranë një shkolle. Katër persona u plagosën, sipas autoriteteve të Azerbajxhanit.

Presidenti i Azerbajxhanit, Aliyev, akuzoi Iranin për “terrorizëm” dhe kërcënoi me hakmarrje, duke u zotuar se sulme të mëtejshme do të përballen me “Grushtin e Hekurt” të Bakusë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb