PRISHTINE- Në faqen e vet zyrtare, Vetëvendosja ka reaguar për zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës dhe për veprimet e veta aty.

“Ministrit të Brendshëm që nuk i erdhi turp kur i mbajti qytetarët në shënjestrën e snajperëve, sot ia skuqëm fytyrën me një laser, ka shkruar VV. Kryeministrit që ia ka nxirë jetën Kosovës, duke ia shitur sovranitetin e duke drejtuar një qeveri hajnash e kriminelësh, ia dhamë pak ujë të pastrojë faqet, përkujton faqja zyrtare e VV-së.”, citohet në njoftimin e VV-së.

Më tej në komunikatë thuhet se: “Kuvendit që pretendon të vazhdojë normalisht me qeverinë antikushtetuese dhe me pushtetin policor, i kthyem edhe sot gazin që ia ushqejnë popullit nëpër protesta. Nuk do të ndalemi deri sa kjo qeveri të rrëzohet. Deri sa të vendoset demokracia e shteti ligjor, dhe burgjet të jenë për hajna e kriminelë, e jo për qytetarët e ndershëm e atdhedashës”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: