“Ne nuk e nisëm luftën dhe as nuk e deshëm, por nuk do ta lëmë agresionin kundër ‘Iranit të Madh’ pa përgjigje”, shkroi Presidenti iranian Masoud Pezeshkian në një postim në X.

Ai shton më tej: “Ne do ta mbështesim sigurinë e këtij kombi të dashur me gjithë qenien tonë dhe do t’i përgjigjemi çdo plage në trupin e Iranit me besim, mençuri dhe vendosmëri”.

Irani ka nisur një “sulm të fuqishëm dhe shkatërrues me raketa” në Bazën Ajrore Al Udeid në Katar, në përgjigje të sulmit të SHBA-së ndaj objekteve të tij bërthamore, tha Trupa e Gardës Revolucionare Islamike në një deklaratë.

“Republika Islamike e Iranit, duke u mbështetur te Zoti i Plotfuqishëm dhe te populli besnik dhe krenar i Iranit, nuk do të lërë kurrë pa përgjigje asnjë agresion kundër integritetit të saj territorial, sovranitetit apo sigurisë kombëtare”, thuhet në deklaratë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb