Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje në lidhjet me lëvizjet e personit që goditi kryetarin e PD, Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit.

Në emisionin “Opinion” Lala tha se policia ka gjetur në telefonin e tij vetëm kontaktin e nënës së tij dhe nuk ishte asgjë tjetër.

Lidhur me lëvizjet e fundit që ai ka bërë para sulmit, Lala thotë se ngrihen dyshime se sulmi ka qenë i planifikuar.

“Në telefon kishte vetëm numrin e nënës së tij dhe është e vështirë të zbulosh me kë ka komunikuar. Ai nuk mund të ketë zero kontakte. Ka dalë nga banesa dhe ka qëndruar tetë minuta në xhami dhe më pas ka shkuar në protestë. Nisur nga këto rrethana, mua më bëjnë të mendojnë se kjo nuk është rastësore. Nëse do kishte probleme mendore, do kishte goditur edhe të tjerët në turmë. Nga të dhënat e para janë kontradiktore”, tha Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: