Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje iranianëve që t’i kundërvihen regjimit në Teheran dhe ta ndihmojnë Izraelin “t’u hapë rrugën për të arritur lirinë tuaj”.
Në një video të publikuar gjatë sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit, Netanyahu thotë se objektivi i operacionit ushtarak të Izraelit është “të pengojë kërcënimin bërthamor dhe balistik të regjimit islamik ndaj nesh”.
Ai thotë se Izraeli ka asgjësuar një “pjesë të madhe” të arsenalit të raketave balistike të Iranit dhe “objektin e tij më të rëndësishëm të pasurimit”.
“Më shumë është rrugës,” shton ai. “Regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur, ose çfarë do ta godasë. Nuk ka qenë kurrë më i dobët.
“Ka ardhur koha që populli iranian të bashkohet rreth flamurit dhe trashëgimisë së tij historike, duke u ngritur në këmbë për lirinë e tij nga regjimi i lig dhe shtypës.”
(BalkanWeb)
