Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji e konsideron akt brutal censure agresionin e Polisisë së Shtetit prej mëngjesit të sotëm ndaj News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Salianji bën thirrje për reagim ndërkombëtar për të ndalur këtë dhunë sipas tij ndaj lirisë së medias.

“Ky është një akt brutal censure, frikësimi dhe shantazhi. Është vula e një regjimi që nuk ka më asnjë lidhje me demokracinë dhe po shfaqet hapur si diktaturë. Liria e medias është themel i çdo demokracie. Sulmi ndaj saj është sulm ndaj vetë qytetarëve dhe së drejtës së tyre për t’u informuar. Kjo nuk është vetëm një çështje e brendshme shqiptare, por një alarm për çdo partner ndërkombëtar që beson tek demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. Sot duhet reagim i menjëhershëm nga organizatat ndërkombëtare të medias, institucionet ndërkombëtare dhe të gjitha qeveritë mike të Shqipërisë për të ndaluar këtë dhunë brutale ndaj lirisë së medias!”, thekson ai.

Reagimi i Salianjit
Sot, regjimi po kryen një akt të paprecedentë censure dhe frikësimi, duke nxjerrë me forcë dhe duke ndaluar gazetarët e News24, BalkanWeb, Panorama, Gazeta Shqiptare të shkojnë në vendin e tyre të punës dhe duke mbyllur sinjalin e prerë energjinë elektrike. Ky veprim, i kryer tinëzisht, me nxitim e pa pritur shqyrtimin gjyqësor të rastit e më tepër në ditë pushimi për të shmangur reagimin publik është shenja më e qartë e instalimit të një regjimi diktatorial që e sheh fjalën e lirë si armik.
Ky është një akt brutal censure, frikësimi dhe shantazhi. Është vula e një regjimi që nuk ka më asnjë lidhje me demokracinë dhe po shfaqet hapur si diktaturë.
Liria e medias është themel i çdo demokracie. Sulmi ndaj saj është sulm ndaj vetë qytetarëve dhe së drejtës së tyre për t’u informuar. Kjo nuk është vetëm një çështje e brendshme shqiptare, por një alarm për çdo partner ndërkombëtar që beson tek demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut.
Sot duhet reagim i menjëhershëm nga organizatat ndërkombëtare të medias, institucionet ndërkombëtare dhe të gjitha qeveritë mike të Shqipërisë për të ndaluar këtë dhunë brutale ndaj lirisë së medias!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb