Analisti Shpend Gashi i ftuar në studion e re të News24, pas agresionit nga Policia Ushtarake dhe “KAYO” në ambientet e veta, u shpreh se liria e shprehjes në Shqipëri sa vjen dhe ngufatet. Sipas tij, presioni që po bëhet ka për qëllim të kushtëzojë gazetarët dhe jo vetëm nga gjendja ekonomike.

Gashi theksoi se një institucion me 250 punonjës u tentua të mbyllej nga autoritetet përmes forme agresive represioni dhe pa u shqetësuar për pasojat social-ekonomike tek ata dhe familjet e tyre.

Ai tha gjithashtu se ka marrë oferta në këmbim të heshtjes.

Shpend Gashi:E tmerrshme, si eksod biblik në 2025 ku çdo gjë funksionon me gjykata, me vendime, ne jemi kthyer në Sulltanatin e Surrelit. Shpresoj që populli ta kuptojë se nuk duhen votuar njerëz me probleme psikologjike se pastaj çdo politikë e ndjekur në vendin tonë është në kuadër të gjendjes emocionale dhe psiko-emocionale.

Bëhen përpjekje për të mbyllur gojën. Çdo ditë marrin njerëz, do vish Gash të flasësh për Gjirin Persik, për dashurinë etj, unë them atë që të tjerët nuk guxojnë se ndoshta janë të kapur. Unë nuk lejoj njeri të më kapë njeri nga gjendja ekononike. Unë kam të vërtetën time. A kanë tentuar? Ditë për ditë… Kur u mbyllka një institucion me 250 punëtorë brenda ditës me një të rënë të lapsit, imagjino çfarë më ndodh mua…

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb