Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në studion e News24, komentoi sulmin ndaj medias dhe rolin e zv/kryeministres Belinda Balluku në vendimmarrje të dyshimta ekonomike.
“Kjo qeveri ka kapur çdo segment të shtetit. Kushdo që denoncon aferën më të vogël rrezikon sulme, madje edhe kur flasim në një televizion që dokumenton këto shkelje si News24,” tha Balliu.
Ai theksoi rastin e firmës së Ballukut, duke treguar se një pronë është kaluar me VKM tek një shoqëri që sipas tij është fiktive, me xhiro prej vetëm 5 milionë eurosh, por që është shitur për 490 euro. “Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Jemi në këto kushte,” përfundoi ai.
Balliu bëri thirrje për transparencë dhe përgjegjësi ligjore, duke e konsideruar rastin një shembull të mënyrës se si qeveria aktuale administron pasuritë publike.
