Bordi drejtues i Focus Media Group ka reaguar pas sulmit të paprecedentë ndaj mediave News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare nga Policia e Shtetit dhe ajo Ushtarake prej datës 9 gusht. Agresion i cili nisi me fikjen e sinjalit të transmetimit dhe vijoi me plaçkitjen e kompjuterave, mjeteve të punës së gazetarëve dhe pajisjet e transmetimit. Bordi drejtues i Focus Media Group i drejtohet me anë të një thirrje të hapur opinionit publik dhe misioneve ndërkombëtare ku i informon për aktet e dhunës së pakonceptueshme ndaj News24 dhe gazetarëve.

“Më 9 gusht 2025, Qeveria e Shqipërisë kreu një sulm të rëndë ndaj lirisë së shtypit.

Në agim, mjete ushtarake dhe forca të armatosura pushtuan ambientet e News24, BalkanWeb, Radio Rash dhe grupit mediatik Panorama, pa urdhër gjykate, pa autoritet ligjor, pa përmbarues. Gazetarët u dëbuan me forcë, energjia elektrike u ndërpre, për rrjedhojë sinjali i transmetimit dhe godinat u sekuestruan.

Ky nuk është zbatim i ligjit, kjo është diktaturë në veprim”, thuhet në letër.

Bordi drejtues i Focus Media Group

“Përdorimi i ushtrisë kundër popullit tënd është një akt i ulët, i denjë për regjime si Korea e Veriut, Rusia dhe Venezuela, jo për një demokraci europiane.

Prej dekadash, News24 dhe Panorama kanë mbrojtur pluralizmin politik, kanë dhënë zë të gjitha palëve dhe kanë promovuar imazhin e Shqipërisë në botë. Tani po ndëshkohen për këtë.

Ne u bëjmë thirrje,
– shqiptarëve: Mbroni të drejtën tuaj për të njohur të vërtetën.
• Partnerëve ndërkombëtarë, veproni tani për të mbrojtur median e pavarur në Shqipëri.
• Shoqërisë civile dhe gazetarëve, qëndroni të bashkuar kundër këtij precedenti të rrezikshëm.

Nëse mund të mbyllin gojën News24, mund të heshtin këdo. Demokracia vdes në heshtje, ne nuk do të heshtim”, vijon më tej thirrja.

THIRRJE E HAPUR PËR PUBLIKUN SHQIPTAR DHE MISIONET NDËRKOMBËTARE

Më 9 gusht 2025, Qeveria e Shqipërisë kreu një sulm të rëndë ndaj lirisë së shtypit.

Në agim, mjete ushtarake dhe forca të armatosura pushtuan ambientet e News24, BalkanWeb, Radio Rash dhe grupit mediatik Panorama, pa urdhër gjykate, pa autoritet ligjor, pa përmbarues. Gazetarët u dëbuan me forcë, energjia elektrike u ndërpre, për rrjedhojë sinjali i transmetimit dhe godinat u sekuestruan.

Ky nuk është zbatim i ligjit, kjo është diktaturë në veprim.

Përdorimi i ushtrisë kundër popullit tënd është një akt i ulët, i denjë për regjime si Korea e Veriut, Rusia dhe Venezuela, jo për një demokraci europiane.

Prej dekadash, News24 dhe Panorama kanë mbrojtur pluralizmin politik, kanë dhënë zë të gjitha palëve dhe kanë promovuar imazhin e Shqipërisë në botë. Tani po ndëshkohen për këtë.

Ne u bëjmë thirrje,
– shqiptarëve: Mbroni të drejtën tuaj për të njohur të vërtetën.
• Partnerëve ndërkombëtarë, veproni tani për të mbrojtur median e pavarur në Shqipëri.
• Shoqërisë civile dhe gazetarëve, qëndroni të bashkuar kundër këtij precedenti të rrezikshëm.

Nëse mund të mbyllin gojën News24, mund të heshtin këdo.

Demokracia vdes në heshtje, ne nuk do të heshtim.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb