Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar në rrjetin social facebook, për sulmin e policisë ndaj News24. Xhixho shkruan në mesazhin e saj se pamjet e forcave të policisë në dyert e medias së lirë janë fytyra më e shëmtuar e këtij regjimi banditesk.
“Shteti policor që i zë derën një prej televizioneve më të hershme në Shqipëri, është prova më e qartë e autokracisë që kërkon t’i mbylli gojën medias së lirë.
Sulmi ndaj Neës 24 dhe heqja e sinjalit, pa asnjë vendim gjykate, është sulm ndaj fjalës së lirë, i paralajmëruar prej kohësh.
Kryepolici i Shqipërisë që jep urdhra për të nxjerrë jashtë me forcë gazetarët është kërcënimi më i madh i demokracisë.
Dënoj me forcë çdo akt dhune ndaj gazetarëve dhe punonjësve në krye të detyrës.
Një vend që aspiron BE nuk mund kurrsesi të integrohet duke sulmuar median e lire”, thotë deputetja Erisa Xhixho.
