Gazetari Çim Peka ka reaguar me tone të ashpra pas zhvillimeve të sotme që përfshinë televizionin News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, që u përballën me një situatë alarmante. Mediat e tjera heshtën, përveç Syri Tv që u solidarizua me News24 që në momentet e para të agresionit policor.
Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Peka shkruan: “Çfarë turpi, çfarë nënshtrimi! Asnjë media nuk transmetoi live sot atë që ndodhi me ‘News24’. Me përjashtim të SYRI-t! Edhe këto partitë ‘opozitare’ si ajo e atij jargës së ‘call center’ heshtën deri në darkë, edhe pse ishte ekrani i tyre gjatë fushatës me qëllimin e dëmtimit të opozitës reale”, shkruan Peka me akuza të drejtpërdrejta ndaj asaj që ai e quan pseudo-opozitë që, në momente kyçe, zgjedh të heshtë.
Në statusin e tij, Peka shton ngjarja e sotme tejkalon pozicionimet mediatike.
“Asgjë editorialisht nuk më lidh me oshilacionet e ‘News24’, por ajo e sotmja është më shumë se alarm për mediat që duan të jenë jashtë ndikimit të qeverisë”.
(BalkanWeb)
