Emisioni “Kjo Javë” me Nisida Tufën ka nisur sezonin e ri në News24, ku në pjesën e dytë është e ftuar gazetarja Klodiana Lala.

Lala u ndal fillimisht në sulmin e ndodhur në fillim të muajit gusht ndaj News24, ndërsa shpjegoi që ende nuk janë marrë në dorëzim nga gazetarët kompjuterët dhe sendet personale që ishin në redaksi, ku na ndalohet hyrja prej rreth një muaji.

Nisur nga një deklaratë e kryeministrit Edi Rama në emisionin “Opinion” se asnjë send nuk është marrë,, Lala sfidoi kreun e qeverisë t’i bëjë me dije se cili institucion apo autoritet ka kryer dorëzimin e sendeve.

“Unë nuk e kam marrë ende kompjuterin tim dhe për këtë e sfidoj kryeministrin.
Sigurisht që kryeministrit i intereson ta relativizojë çështjen pasi nuk i intereson një sulm ndaj medias.

Kompjuteri i punës nuk është në duart e mia, për momentin punoj në një laptop sepse më ka zënë edhe shqetësimi në lidhje me materialet e mia.
Ajo që ndodhi me ne është pak të quhet grabitje, mendoj që koha dhe historia do të na japë të drejtë me sulmin dhe mënyrën si u sollëm me News24 dhe gazetarët.
Ka qenë një sulm i paprecedentë dhe jo normal në një vend demokratik. Propaganda tenton ta shfaqë si një çështje pronësie, por ne u penguam të bënim punën tonë. Sfido kryeministrit të më thotë sot se ku është PC im? Cili institucion e ka. Cili është autoriteti që më paska dorëzuar kompjuterin tim të punës”, tha ajo.

Lala ka shpjeguar se për këtë çështje do të hapë edhe një proces gjyqësor, pasi përveç materialeve të punës dhe burimeve e të dhënave kofidenciale që kishte atje, në kompjuter kishte dhe foto familjare dhe të fëmijëve, pasi për të, si për çdo punonjës të kësaj media, News24 ishte si shtëpi e dytë.

“Unë do të hap një proces gjyqësor për kompjuterin tim pasi përveç materialeve kisha edhe gjëra të mijat personale foto të fëmijëve sepse ishim si në shtëpi aty. Nuk është çështja se shumë njerëz e lidhin, nuk kemi ju një vend pune? Ka të bëjë me integritetin dhe forcën të thuash të vërtetën me zë.
Unë kam thënë gjithmonë të vërtetën për grupin e trafikut të drogës, krimin elektoral.
Kur flisja për narkotrafikantët shqiptarë, kryeministri na quante kazan por hetimet po na japin të drejtë se shqiptarët ishin kthyer në grosistët më të mëdhenj të kokainës.
Kur ne flisnim për trafik droge me avionë Rama i quante mushkonja.
Neës24 është një histori 25 vjeçare dhe ka nevojë të jetë aty ndërsa ndryshe historia do të na gjykojë. Jam e bindur që ne jemi në anën e duhur të historisë, kryeministri jo”
, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb