Gazetari Erl Murati ka bërë thirrje për reagim urgjent nga autoritetet shtetërore të pavarura, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe institucionet e drejtësisë, pas moszbatimit të vendimit të gjykatës që lejon gazetarët e News24 të rikthehen në ambientet e punës.
“Në asnjë vend të BE-së apo botës së zhvilluar nuk ndodh që gazetarët të qëndrojnë jashtë kompanisë së tyre mediatike për shkak të një konflikti administrativ për pronën. Kjo zgjidhet në gjykatë, dhe gjykata i ka dhënë pjesërisht zgjidhje kësaj çështjeje,” tha Murati në një intervistë për News24.
Ai shtoi se Avokati i Popullit duhet të reagojë dhe se heshtja e institucioneve nuk është e pranueshme. “Të jesh në solidaritet me viktimën kushton, prandaj shumëkush zgjedh të heshtë. Logo e News24 është pronë publike, e besuar nga shqiptarët prej vitesh. Kjo nuk është një çështje personale, por një përpjekje e shtetit për të shuar zërin e News24,” theksoi Murati.
Duke e krahasuar situatën me refuzimin e zbatimit të urdhrave të Prokurores së Përgjithshme pas ngjarjes së 21 janarit 2011, Murati u shpreh se “në asnjë vend demokratik nuk është e pranueshme të mos zbatohen vendimet e gjykatave dhe të organeve të drejtësisë”.
Ai apeloi që Prokuroria dhe KLGJ të ndërhyjnë menjëherë, pasi kompania shtetërore KAYO po refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës për të mos penguar hyrjen e gazetarëve në godinë dhe vijimin normal të punës.
“Autoritetet shtetërore të pavarura duhet të reagojnë. Prokuroria, KLGJ duhet të ndërhyjnë sepse kompania KAYO refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës për mospengimin e gazetarëve që hyjnë në godinë e të vijojnë punën normalisht.
Nuk ndodh në asnjë vend të BE, të botës së zhvilluar që gazetarët të rrinë para kompanisë së tyre mediatike sepse ka një konflikt administativ për pronën, kjo zgjidhet në Gjykatë. Dhe Gjykata i ka dhënë pjesërisht zgjidhje kësaj cështje.
Do ishte e udhës që autoritetet shtetërore të pavarura të reagojnë, Avokati i Popullit të reagojë. I mirëkupoj institucionet që kanë zgjedhur të heshtin, të jesh në solidaritet me viktimën kushton, shumëkush zgjedh të heshtë. Logo e News24 është prone publike, Logo e News24 edhe pse shqiptarët I kanë besuar prej vitesh tashmë, nuk bëhet fjalë për konflikt personal, por qëllimin e shtetit për të shuar zërin e News24.
Nuk ndodh në asnjë vend demokratik të mos zbatohen vendimet e gjykatave dhe organeve të tjera të drejtësisë. Për analogji, është si rasti i pas 21 janarit 2011, kur pushteti i atëhershëm vendosi të mos zbatojë urdhrat e prokurores së Përgjithshme për arrestimin e zinxhirit të Gardës.
Prokuroria, KLGJ duhet të ndërhyjnë sepse kompania KAJO refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës për mospengimin e gazetarëve që hyjnë në godinë e të vijojnë punën normalisht”, tha ai.
