Gazetarja Klodiana Lala përmes zërit të saj të fuqishëm, ka lëshuar mesazhe të forta sa i takon kontributit dhe fuqisë që ka televizioni News24, të cilit padrejtësisht iu ndërpre sinjali nga autoritetet dy ditë më parë.

Nga protesta që po mbahet para godinës së këtij televizioni, gazetarja Lala pohoi qartë se pavarësisht ndërhyrjeve të qeverisë për të heshtur dhe ndalur punën, News24 do të vijojë misionin e tij.

“Do kthej pak shpinën nga kamerat, a do të vijojmë ne të nderuar kolegë të raportojmë? A do të raportojmë me profesionalizëm? A do të jemi pranë qytetarëve të thjesht? Të nderuar qytetarë shqiptarë, Neës24 është një histori suksesi çerek shekulli. Që nuk lidhet vetëm me një godinë, por ka trajtuar ngjarje dhe skandale. News24 nuk është një histori 3 ditore, jemi këtu pasi këtë TV do ta ringrejmë pavarësisht arrogancës së pushtetit. Gazetaria nuk është një vend pune, por mision. Jam dëshmitare se si lajmet janë përçuar në këtë televizion. Ne kemi qenë gjithmonë aty ku ngjarja ka ndodhur. Sado që të përpiqet qeveria, s’po i bën dëm asnjë emri të përveçëm që është pronari, apo një gazetari, por qytetarëve. Historia e Neës24 nuk është një histori e thjesht. Nuk ka arrogancë pushteti që na ndan për të thënë të vërtetën. News24 do të jetë këtu për të raportuar çdo detaj, me qytetarët dhe përballë tyre. Do të doja që në këtë protestë të solidarizoheshin shumë gazetarë. Neës24 është histori që do të vazhdojë. Publiku e di që ne do të vazhdojmë. Të gjithë do ta kthejnë tv te News24, se kemi qenë dhe do të jemi të parët për lajmin e fundit dhe të paanshëm.”, tha Lala.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb