Kryeredaktori i emisionit “Në Shënjestër”, Dritan Laci i ftuar në studion e News24, duke komentuar situatën e krijuar me gazetarët e këtij televizioni të cilët u penguan për 10 ditë me radhë të merrnin sendet personale, tha se nga ajo çfarë u pa në ambientet e brendshme, ishin raftet e shqyera ku mbaheshin dosjet e punës.
Laçi tha se akoma nuk dihet se sa dosje materialesh hetimore të cilat prisnin dritën e publikimit, janë marre nga raftet e zyrës e cila u gjet e shqyer.
“Është një inventar që sot mungon. Por ajo që më ngushëllon është që disa video komprementuese për zyrtarë të lidhur ngushtë me pushtetin, deri në rang familjar, sot janë në një kasafortë tjetër, qe është telefoni ynë. Këtë nuk e them për shpagim, por si një detyrim ndaj publikut që na ndjek, se misioni ynë për të thënë të vërtetën vazhdon me të njejtën kurajo”, tha kryeredaktori i emisionit “Në Shënjestër”, e përgatitur dhe drejtuar nga gazetarja Klodiana Lala.
Dritan Laci: Sigurisht që askush nuk do pëlqente të ishte në një pozitë të tillë, ku në një ditë të bukur të gjendej jashtë zyrës së tij të punes, se rrethuar nga falangat e policise dhe asqerët e pushtetit.
Por kjo është një luftë, që ne gazetarëve na kanë përgatitur që do përballemi, që në bangat e universitetit. Patjetër që dëmi është i konsiderueshëm.
Si kryeredaktor i emisionit “Në Shenjestër”, pavarësisht se vetëm para tri ditesh kam mundur të tërheq sendet e mia personale, ende nuk e di se sa dosje materialesh hetimore të cilat prisnin dritën e publikimit, janë marre nga raftet e zyrës e cila u gjet e shqyer. Është një inventar që sot mungon.
Por ajo që më ngushëllon është që disa video komprementuese për zyrtarë të lidhur ngushtë me pushtetin, deri në rang familjar, sot janë në një kasafortë tjetër, qe është telefoni ynë. Këtë nuk e them për shpagim, por si një detyrim ndaj publikut që na ndjek, se misioni ynë për të thënë të vërtetën vazhdon me të njejtën kurajo.
Ajo që mund të them me siguri është se sulmi sidomos ndaj disa zyrave ku ndodhen materiale sensitive, duke rrezikuar dhe burimet tona, është i orkestruar dhe me goditje te përqëndruar. Aktualisht pavarësisht tërheqjes se disa materialeve, gjendet ende i bllokuar kompjuteri i autores dhe drejtueses së emisionit Klodiana Lala, që përbën një tjetër shkelje të rëndë mbi privatësinë dhe të drejtën e një gazetari për të ushtruar detyrën e tij.
E theksoj News24 do jetë sërish në lartësinë e emrit që mban, bashke me gazetarët e tij, sepse sot ky është edhe misioni i tyre.
(BalkanWeb)
