Përfaqësuesi i PD, Lisandër Hoxha, gjatë intervistës me gazetarin e News24 në studion e improvizuar të News para godinës së televizionit, të pushtuar nga forcat ushtarake, e ka cilësuar këtë sulm jo rastësor, por të mirëorganizuar.
Hoxha tha se News24 është një media ku gazetarët kanë investiguar lajme pa fund për korrupsionin, denoncime në fusha të ndryshme, sot pengohen.
“Osman Stafa një prej tyre pengohet me ushtarë të futet në zyrën e punës së tij. Dramë për vendin, po flas si qytetar. Po shohim dita ditës instalimin e një diktature që kaluam 50 vjet e po shohim një të re”, tha ish-kandidati për deputet i PD, Lisandër Hoxha.
Lisandër Hoxha: Nuk është sulm i rastësishëm por i organizuar që kjo media të falimentojë dhe të dalë nga tregu. Një media ku gazetarët kanë investiguar lajme pa fund për korrupsionin, denoncime në fusha të ndryshme, sot pengohen. Osman Stafa një prej tyre pengohet me ushtarë të futet në zyrën e punës së tij. Dramë për vendin, po flas si qytetar. Po shohim dita ditës instalimin e një diktature që kaluam 50 vjet e po shohim një të re.
Në momentin që News24 nuk e kanë në tepsinë e propagandës, në tepsi ata e sulmojnë. Më e rënda është ajo që ndodhi është që gazetarët tuaj pyesnin ushtarët pse nuk kthehenv në vendin e tyre të punës, nuk u pasqyrua nga kolegët e tyre. U trajtua si një rast pronësie. Por këtu të gjitha mediat janë ndërtuar mbi godina shtetërore si News24, por neës nuk pasqyron aktivitetin e tyre. Nëse gazetari nuk mban telefon po ushtarët pse mbajnë pushkë?
A mund ti thuhet gazetarëve që nuk do të keni akses as tek godina e dytë. Këtu u vendos në mënyrë rastësore të bëhet fabrikë armësh në mes të Tiranës. Vetëm që News24 të pushojë së funksionuari. U vranë të drejtën ligjore përmes News24 të ankohen.
