OSBE ka reaguar ashpër në lidhje me sulmin e paprecedentë ndaj Focus Media Group dhe mediave të lidhura me të, News24, Panorama, Gazeta Shqiptare, BalkanWeb dhe Radio RASH.

OSBE shprehet se situata rreth ndëprerjes së papritur të oeracioneve të grupit mediatik është shqetësuese.

Në reagimin zyrtar OSBE vendos theksin duke u shprehur se mosmarrëveshjet pronësore dhe të biznesit nuk duhet të sjellin ndëprerje të menjëhershme të transmetimit mediatik.

“Situata që lidhet me ndërprerjen e papritur të aktivitetit mediatik të Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese. Mosmarrëveshjet mbi pronësinë dhe biznesin nuk duhet të çojnë në ndalimin e menjëhershëm të transmetimit mediati”, thuhet në reagimin e OSBE.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb