Drejtoresha juridike e “Hysenbelliu Group” Folitjona Puravelli ka folur ditën e sotme në emisionin “Panorama e Mëngjesit” në lidhje me veprimet e paligjshme të kryera një ditë më parë në ambientet e “Prestige Resort”.

Ai tha se përfaqësuesit e këtij institucioni nuk kanë qenë të pajisur me vendim gjykate por vetëm me një urdhër të brendshëm të tyre që nuk është detyrues për “Prestige Resort”.

“Ata ishin të shoqëruar nga forcat e shumta të policisë dhe kërkuan të hyjnë në ambientet e Prestige Resort. Në mungesë të një vendimi gjykate që na detyronte ne t ‘i lejonin të hynin ne kemi rezistuar verbalisht që të mos e kryenin këtë veprim. Ata kanë pasur një urdhër të brendshëm të Shërbimit Social Shtetëror me të cilin ishte ngritur një grup prej 5 vetash.

Është një urdhër i brendshëm që nuk është detyrues për ne. Detyrues për ne do të ishte vetëm një vendim gjykate. Iu kërkua paraqitja e dokumentacionit. Nuk e dispononin. Ata shoqëroheshin me forca policie që na detyruan ne me dhunë që të hapnim derën. Forcat e policisë nuk duhet të ishin aty, në bazë të ligjit. Nuk e dimë nëse ka një vendim të shkruar apo një vendim verbal sepse nuk jemi në dijeni të kësaj. Nuk kemi një shkresë formale”, deklaroi Puravelli.

Ajo shpjegoi të gjitha fazat e ndërtimit të resortit dhe godinave me leje nga vetë qeveria

“Kemi parasysh diçka. Ajo pronë është dhënë me qira në vitin 1996 për shoqërinë Mac Albania. Në vitin 2004, kjo kompani u pajis me leje për disa godina. Në vitin 2014 shoqëria Erioni SHPK përzgjidhet si një investitor serioz me qëllim që t’i bëhej shitja e këtyre godinave. Ishte e kushtëzuar që fati i truallit do të shkonte me godinën. Qeveria shqiptare nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të transferonte edhe kontratën e qirasë. Në vitin 2015 u nënshkrua kontrata e qirasë dhe marrëveshja e zhvillimit. Në vitin 2016 lëshohet një leje ndërtimi nga KKT që Erioni SHPK duhet të ndërtonte disa hotele. Pjesë e kësaj leje ndërtimi ishin edhe godinat që dje u morën forcësisht nga ana e shërbimit social shtetëror”, tha ajo.

Sipas Puravellit, edhe vetë policia është rreshtuar kundër biznesit dhe ka refuzuar të marrë denoncimin e tij kundër hyrjes me forcë në godinë nga persona të paautorizuar.

“Kur dje kemi refuzuar të hapim dyert, ata përmes dy personave të paidentifikuar janë lejuar të hyjnë brenda dhe të hapin dyert e kompleksit me forcë. Duhet të bënim një denoncim në policinë e Kavajës. Nuk është mundësuar nga policia që të kryhet ky denoncim nga ana jonë. I kanë marrë në mbrojtje individët që kanë mësyrë në ambientet e resortit. Vetë policët i kanë shoqëruar të dy individët deri në dalje të resortit.

Ne aktualisht jemi në proces duke depozituar të gjitha hapat ligjorë. Të gjitha kërkesë paditë që ata persona që janë bërë palë dje. Duhet të kemi diçka parasysh që godina numër 3 ka qenë një objekt funksional. Aty është një investim kolosal i kryer të cilin dje forcat e policisë kanë bërë të mundur të hyjnë vetëm përfaqësuesit e shërbimit social. Nuk na kanë lejuar të jemi pjesë e inventarit që ata kanë kryer. Nuk e dimë çfarë ka ndodhur në godinë”, deklaroi Puravelli.

Puravelli ka deklaruar se në të gjitha rastet e mësymjeve të paligjshme të qeverisë dhe institucioneve të urdhëruara prej saj në bizneset e Hysenbelliu Group, këta të fundit kanë ndjekur rrugën ligjore që është në proces.

“Në tërësi Hysenbelliu Group ka ndjekur vetëm procedurat ligjore, në të gjitha mësymjet ne nuk kemi bërë rezistencë e vetëgjyqësi kemi ndjekur vetëm procedurat ligjore. Kemi proceduar me kërkesë padi në Gjykatën Administrative të Tiranës me kallëzime penale në prokurori qoftë të Kavajës dhe Tiranës që janë procedime të gjitha në ecuri e sipër“, u shpreh ajo.

E pyetur nëse ka gjë të sigurt në këtë proces, kur duhet të përballemi me këtë drejtësi që vepron në kushtet e arbitraritetit, Puravelli tha se skepticizmi personal edhe në tërësi i gjithë grupit ligjor që po ndjek çështjen mbështetur dhe nga studiot ligjore që kemi kontraktuar, kemi qenë skeptik për drejtësinë që mund të japin gjykatat shqiptare për këtë proces.

“Sistemi i vetingut që presupozohet të bënte një spastrim nga gjyqtarët që nuk respektojnë ligjin po duket që po cedon.
Ata gjyqtarë që janë aktualisht janë lehtësisht të menaxhueshëm nga strukturat që kanë bërë të mundur kalimin e tyre të vetingut ose që janë në proces vlerësimi për vetingun.
Në momentin që është i politizuar dhe ky proces ngre pikëpyetje të mëdha rreth pastërtisë së këtij procesi në thelb”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb