Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur alarmin për një emergjencë të pritshme shëndetësore në Ukrainë.

“Në mes të konfliktit që po shpaloset me shpejtësi në Ukrainë, Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën përsërit shqetësimin e saj më të thellë për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë civilëve të prekur nga kriza në vend dhe ndoshta më gjerë”, tha zyra në një deklaratë, duke paralajmëruar çdo përshkallëzimi i mëtejshëm mund të rezultojë në një katastrofë humanitare.

Kreu evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë shtoi se po punonte ngushtë “me të gjithë partnerët e OKB-së në rritjen e shpejtë të gatishmërisë për t’iu përgjigjur urgjencës së pritshme shëndetësore të shkaktuar nga konflikti”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb