TIRANE- Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me sulmet në Ankara. Nëpërmjet një positimi në Twitter, Bushati shkruan: “Terrori goditi sërish Ankaranë. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjarët e tyre. Ne qëndrojmë në solidaritet me ngjarjen tragjike.”, citohet në mesazhin e ngushëllimit të Bushatit.

Edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe qeverinë turke për këtë akt të tmerrshëm terrorist që goditi Ankaranë.

“Në solidaritet të plotë me familjet e viktimave dhe qeverinë turke për këtë akt të tmerrshëm terrorist që goditi Ankaranë. Por edhe më të tmerrshëm e bën fakti që është një rast i përsëritur. Le të ngushëllohemi me faktin që të gjithë studentët shqiptarë që studiojnë në akademitë ushtarake në Ankara janë shëndoshë e mirë”, shkruan Kodhelli në “Facebook”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: