Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu deklaroi se asgjë nuk e pengoi vendosmërinë e shqiptarëve për t’u përballur me krimin dhe të korruptuarin kryeministrin Rama.

“Projekti i tyre, plani i tyre ogurzi për të krijuar gjakderdhje sot, u shpalos duke qëlluar në ballë kandidaten për deputetë të PD Senada Mehmeti, një demokrate e flaktë. Ju patë të tjerë që u qëlluan pas koke. U përdorën bomba të tymosur me acid nitrik helmues, bomba shurdhuese vetëm për të akuzuar opozitës. U përdoren mjete që përdoren në pozicione luftarake. Përshkallëzimi i Ramës sot kundër opozitës i paprecedent. Kriminale me uniformë kanë hedhur bomba tymuese dhe bombola gazi. Sot Rama ka ndarrmarrë një akt të pashembullt, sulmoi selinë e PD, si hakmarrje ndaj kryengritësve paqësore”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb