Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së mbajtur në Samitin e Londrës, foli për përparimin e Kosovës në treguesit demokratikë, ekonomikë dhe të sigurisë.

Por sipas tij, vendi vijon të mbetet nën hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm nga fqinji verior, Serbia.

“Sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet. Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend.

Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara”, tha Kurti.

Lidhur me problemet e emigracionit, kryeministri Kurti tha se Kosova është seriozisht e angazhuar në luftimin e armëve të vogla dhe të lehta që shfrytëzohen nga aktorë jo-shtetërorë, por edhe si mjete destabilizimi nga aktorë shtetërorë keqdashës.

“Kosova nuk është burim migracioni, por vetëm një pikë tranziti me numra relativisht shumë të ulët”, tha në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb