Një sulm me dron ukrainas goditi një anije në portin e Rostov -mbi-Don dhe pati viktima – ai nuk specifikoi nëse ishin të vdekur apo të plagosur – midis anëtarëve të ekuipazhit, njoftoi guvernatori rajonal Yuri Slyusar nëpërmjet Telegram pas mesnatës së së mërkurës deri të enjten.

Slyusar foli gjithashtu për sulmet në një pallat apartamentesh në ndërtim e sipër dhe shtëpitë që u përfshinë nga flakët në qytet, duke shtuar se informacioni në lidhje me viktimat po “sqarohej”.

Raportet tregojnë për të paktën pesë shpërthime në pjesët veriore dhe qendrore të Rostovit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb