Të paktën 70 ushtarë u vranë në një sulm artilerie ruse në bazën e tyre ushtarake të dielën. Lajmi është konfirmuar sot zyrtarisht nga ushtria ruse.
Sulmi ndodhi në Okhtyrka, në rajonin Sumy, i cili aktualisht është nën rrethim nga forcat ruse. Të hënën, punonjësit e urgjencës po kërkonin ende nën rrënoja duke u përpjekur të gjenin të mbijetuar.
Parlamenti i Ukrainës sapo ka postuar në Twitter një homazh për ushtarakët, duke thënë “Lavdi e përjetshme për heronjtë e Ukrainës”.
Parlamenti tha se ata u vranë nga raketat Grad.
