Selia qendrore e Forcës Hapësinore të Gardës së Revolucionit në Teheran është goditur nga dronë dhe raketa.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit deklarojnë se kjo seli shërbente si qendra kryesore e komandës dhe kontrollit për forcat ajrore të regjimit iranian, përfshirë sistemet e raketave balistike dhe dronët ushtarakë.
Në njoftimin e IDF thuhet se nga kjo seli planifikoheshin dhe monitoroheshin operacionet e forcave ajrore, përfshirë hartimin e sulmeve kundër Izrael dhe vendeve të tjera të rajonit.
Ushtria izraelite thekson gjithashtu se asnjë nga sistemet e raketave që kërcënojnë Izraelin nuk mund të konsiderohen të sigurta.
