Një incident i rëndë është regjistruar në Berat, ku një i ri ka sulmuar në rrugë dy gra. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. Gj., 34 vjeç, i cili është proceduar penalisht.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 34 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka dëmtuar lehtë, në rrugë, me sende të forta 2 shtetase.”
