Një automjet është tentuar të ndalohet nga policia italiane, por ka hasur në rezistencë. Ngjarja ndodhi në Magliano di Tenna ku policët e Njësisë Operative dhe Radiomobile të Compagnia di Fermo së bashku me kolegët e tyre nga Monte San Pietrangeli, gjatë një shërbimi që synonte luftimin e krimeve grabitqare, arrestuan në flagrancë për rezistencë ndaj zyrtarit publik dhe dëmtimit personal një 32-vjeçar shqiptar.

I riu teksa ndodhej në një makinë së bashku me bashkëpunëtorin e tij, në sy të karabinierëve, për t’iu shmangur kontrollit, ka ndaluar papritmas dhe ka braktisur mjetin për të ikur në këmbë, së bashku me shokun e tij.

Bashkëpunëtori ka arritur të ikë në fshat, ndërsa 32-vjeçari është arritur dhe është bllokuar nga policët, të cilëve u ka bërë rezistencë të fortë, duke goditur njërin prej tyre me disa shkelma, duke i shkaktuar lëndime të lehta. Gjatë kontrollit personal dhe automjeteve, tek ai u gjetën pajisje radiotransmetuese, sende vjedhjeje, doreza etj, me gjasë të përdorura për kryerjen e krimeve grabitqare.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb