Departamenti amerikan i Drejtësisë ka zyrtarizuar akuzat kundër dy spiuneve rusë dhe dy hakerave për ndërhyrje kompjuterike në dëm të Yahoo-s, atë që daton në fund të vitit 2014, por të publikuar nga grupi i teknologjisë vetëm 22 shtatorin e kaluar. Llogaritë e prekura ishin mbi 500 milionë.

Të akuzuar janë dy anëtarë të agjencisë së inteligjencës ruse FSB (Russia’s Federal Security Service), ajo e sanksionuar, ndër të tjera nga administrata e ish-presidentit Obama në fund të dhjetorit të kaluar për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në SHBA. FSB është pasardhës i KGB-së, shkruan Washington Post.

Nga dy hakerat rusë, njëri u arrestua të martën në Kanada. Dy spiunët rusë të akuzuar janë Dmitry Aleksandrovich Dokuchaev, 33 vjeç dhe Igor Anatolyevich Sushchin, 43 vjeç, të dy ndodhen në Rusi.

A poster of suspected Russian hacker is seen before FBI National Security Division and the U.S. Attorney's Office for the Northern District of California joint news conference at the Justice Department in Washington

A poster of suspected Russian hacker is seen before FBI National Security Division and the U.S. Attorney's Office for the Northern District of California joint news conference at the Justice Department in Washington

Piratët e informatikës “të mbrojtur, të udhëhequr, të ndihmuar dhe të paguar për mbledhjen e informacionit me anë të ndërhyrjeve kompjuterike në SHBA dhe vende të tjera” janë Alexsey Alexseyevich Belan, një qytetar rus, 29 vjeç, rezident në Rusi dhe Karim Baratov, një 22-vjeçar kasak dhe kanadez, rezident në Kanada.

Karim Baratov
Karim Baratov
Karim Baratov
Karim Baratov

Gjatë një konference shtypi, një funksionar i departamentit të Drejtësisë ka kujtuar se Belan është hakeri kriminal “më i kërkuar” nga FBI që nga nëntori i 2013-ës; është akuzuar dy herë të tjera nga SHBA-të se ka ndërhyrë në të dhënat e kompanive “e-commerce” në dëm të miliona konsumatorëve: në qershor 2013 ai u arrestua me kërkesë të Uashingtonit, në një vend evropian, por arriti të arratisej në Rusi para se të ekstradohej për në SHBA.

Department of Justice staffers install posters of a suspected Russian hacker before FBI National Security Division and the U.S. Attorney's Office for the Northern District of California joint news conference at the Justice Department in Washington, U.S., March 15, 2017. REUTERS/Yuri Gripas

Ndërkaq Karim Baratov është arrestuar në Kanada, të martën.
Duke qenë se mes SHBA-ve dhe Rusisë nuk ka një marrëveshje për ekstradimin, autoritetet amerikane mund të arrestojnë tre të akuzuarit ende të lirë vetëm nëse udhëtojnë në një vend që më pas është i gatshëm t’ia dorëzojë SHBA-ve.

Në shënjestër të hakerave, të akuzuar nga drejtësia amerikane ishin edhe gazetarë dhe drejtues qeveritarë rusë, si dhe punonjës të një kompanie të madhe ruse të sigurisë kibernetike dhe një banke investimesh ruse. Mes objektivave edhe kompanitë të vendeve të tjera: kompania franceze e transportit dhe një kompani zvicerane që përdor monedhën virtuale Bitcoin. Kjo është konfirmuar nga Departamenti i Drejtësisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb