Juventusi është rikthyer menjëherë në stërvitje pas disfatës ndaj Lazios, me të cilët skuadra e Massimiliano Allegrit do të takohet sërish të martën në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Lajme të mira për teknikun, teksa Kostiç është rikthyer. Sulmuesi serb është rikuperuar dhe është duke u stërvitur me ekipin. Kostic pritet të ndihmojë shumë skuadrën, në këtë fund sezoni, me objektivin e bardhezinjve që mbetet Champions League.

Alex Sandro dhe Alcaraz bënë një pjesë të stërvitjes me skuadrën. Vetëm nesër do të kuptojmë nëse mund të jenë të grumbulluar për ndeshjen e së martës, apo do bëjnë pushim. E sigurt për në mesjavë është mungesa e Milik.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: