Pavarësisht zhvillimit, futbolli vazhdon të ngatërrohet me politikën. Të gjithë e mbajnë mend ndeshjen e pak ditëve më parë mes Rumanisë dhe Kosovës të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, ku tifozët rumun shpalosën në tribunat e stadiumit të Bukureshtit banerin: “Kosova është Serbi”.
Sulmuesi i dardanëve dhe njëkohësisht lojtari që aktivizohet në Rumani për Rapidin e Bukureshtit, Albion Rrahmani është rikthyer të flasë edhe një herë për atë episod të shëmtuar.
“Nuk e di se çka të them, janë gjëra të karakterit politik. Ne shkuam në dhomat e zhveshjes dhe gjyqtari tha se duhet të luanim. Loja vazhdoi, por gjërat nuk shkuan mirë për ne”, – u shpreh Rrahmani për një medium në Rumani.
(J.S/BalkanWeb)
