Sulmuesi i Dinamos, Luis Kaçorri u shpreh i kënaqur pas suksesit 2-1 me Skënderbeun.

“Për golin jam shumë i kënaqur se i dhashë tre pikët ekipit. Pastaj vlerësimet e trajnerit për gjendjen fizike janë të drejta. Nëse ai e mendon ashtu, ka të drejtë se e sheh nga jashtë.

Unë mendoj që një ndryshim është bërë përderisa po e tregojnë edhe rezultatet. Trajneri që u largua na dha diçka por nuk arritëm ta shprehim ndoshta në fushë. Por me Mehmetin kemi fituar grintë dhe ai njeh kampionatin e kjo na ndihmon.

Objektivi është të bëj gol çdo ndeshje, por trepikëshi është gjëja më e rëndësishme për ne, sidomos në këtë moment.

Unë jam i gatshëm të luaj si titullar, si në pjesën e dytë. Unë maksimumin e jap si titullar, se e përballoj më mirë ndeshjen, futem më shumë në ritëm. Si trup i madh, kur futem në pjesën e dytë e kam pak të vështirë.

Në stol në derbi? Me erdhi shumë keq se me Tiranën ka shumë emocion dhe është derbi, por i dhashë atë që munda ekipit kur hyra”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: