Arbër Hoxha mund të largohet nga Dinamo Zagreb. Në këtë sezon, sulmuesi shqiptar kontriboi për skuadrën në 31 ndeshje, ku realizoi 3 gola dhe dhuroi 3 asiste.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Hoxha pëlqehet në Turqi, por jo vetëm. Për 26-vjeçarin ka sondazhe edhe në Bundesligën 2 në Gjermani.

Nuk përjashtohet mundësia e të dalurit në skenë edhe të ndonjë ekipi surprizë.  Hoxha ka kontratë me Dinamon e Zagrebit deri në vitin 2027.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb