ITALI– Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne është grabitur nga dy persona të maskuar në qytetin e skuadrës së tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30, në rrugën ‘Gramsci” në mes të trafikut.
Sipas mediave italiane, sulmuesi u ndoq nga dy persona me motor tip ‘scooter’ pasi ai doli nga restoranti bashkë me bashkëshorten e tij dhe disa miq. Në kohën e grabitjes, Insigne ishte mbi një automjet tip ‘BMW’. Grabitësit i morën 800 euro, dy byzylykë me diamantë dhe një orë ‘Rolex’.
“Para se njëri prej grabitësve të largohej, i tha sulmuesit që t’i dedikonte një gol në ndeshjen e ardhshme”,-shkruan gazeta më e madhe sportive në Itali, “La Gazzetta dello Sport”.
Ky nuk është rasti i parë që ndodh në Napoli. Më herët, janë grabitur Behrami, Zuniga dhe Hamski.(ma.ar/Panorama Sport/BalkanWeb)
