Dries Mertens thotë mjaft. Sulmuesi i njohur është tërhequr nga futbolli i luajtur në moshën 38-vjeçare.

Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur veshur fanellën e skuadrave të ndryshme si PSV, Napoli, sakaq së fundmi u aktivizua në Turqi te radhët e Galatasaray. Mertens numëron 109 ndeshje me Belgjikën.

Nuk mund të lihet pa përmendur faktin se ai mbahet mend si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Napolit me 148 gola në 397 ndeshje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb