Të reja të rëndësishme te Real Madridi. Sipas FootMercato, sulmuesi brazilian, Rodrygo, me sa duket ka vendosur të largohet nga klubi spanjoll.

Sulmuesi ka refuzuar  gjithashtu ofertën e bërë nga Tottenham, pasi kërkon të kalojë në një klub më të madh dhe më ambicioz se Spurs.

Arsyeja e vendimit të lojtarit për t’u larguar nga Madridi thuhet të jetë mungesa e respektit që i është treguar atij nga trajneri i ri Xabi Alonso, i cili e ka përjashtuar atë në mënyrë të përsëritur nga skuadra.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb