Arsenali do të provojë të afrojë në skuadër Rodrygo. Duke përjashtuar Nico Williams, sulmuesi brazilian i Real Madrid është i destinuar të shndërrohet në një nga protagonistët e merkatos.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, një nga problemet kryesore që mund të hasin londinezët ka të bëjë me pagën.
Rodrygo ka një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2028, duke fituar 7-8 milionë euro neto në sezon.
Për më tepër, shifra që Reali do të kërkonte për të lënë të lirë 24-vjeçarin nuk dihet ende. Një operacion tepër i shtrenjtë, por që gjithsesi, nuk do ndalojë Arsenalin të bëjë një tentativë.
