Manchester United synon që të  fitojë Europa League, në mënyrë që të futet në Champions. Para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Bilbaos, ka dhënë mendimin e tij sulmuesi i “Djajve të kuq”, Garnacho.

“Do të ishte shumë e rëndësishme të futeshim në Champions. Është një fazë e rëndësishme për të gjitha skuadrat dhe të gjithë lojtarët, por nuk do të jetë një sezon i mrekullueshëm për ne edhe nëse fitojmë Europa League, sepse kemi bërë keq në kampionat.

Por padyshim që do të ndihmonte klubin, dhe ne gjithashtu, të fitojmë një trofe dhe të jemi në Champions. Ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë.”

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb