Mërgim Berisha i jep drejtim të ardhmes. Sulmuesi shqiptar ndau rrugët me Hoffenheim dhe ka kaluar në radhët e Kaiserslautern në Bundesliga 2.Berisha u shpreh i lumtur, në intervistën e dhënë për faqen e klubit.
“Si futbollist, e njoh atmosferën në Betzenberg dhe fuqinë që mund të gjenerojë stadiumi, dhe mezi pres ta bëj.
Dua ta bëj gjysmën e dytë të sezonit një sukses së bashku me ekipin dhe, mbi të gjitha, ta shpërblej besimin që menaxhmenti më ka dhënë me performancën time në fushë”- tha ai. Gjatë karrierës së tij, lojtari ka luajtur për Salzburg, LASK, apo edhe Fenerbahce.
View this post on Instagram
