Petra Kvitova, tenistja çeke është sulmuar sot në shtëpinë e saj nga një hajdut që mbante thikë me vete. Nga kjo ngjarje, 2 herë kampionja e Ëimbeldon është detyruar t’i nënshtrohej një operacionë që ka zgjatur rreth katër orë.

Të afërm të 26-të vjeçares kanë konfirmuar për “SunSport” që Kvitova ka pësuar çarje të rëndë në katër gishtat e dorës së majtë, dora që luan, dhe ylli i tenisit është detyruan t’i nështrohej ndërhyrjeve kirurgjikale këtë pasdite.

Është thënë se ai që e ka sulmuar i ka vendosur thikën në fyt tenistes duke e mbajtur të bllokuar në shtëpinë e saj në qytetin e Prostejevës.

Personi i “paftuar” është larguar vetëm pasi ka marrë rreth 5,000 Koruna (155 sterlina) nga vendngjarja raporton sport.cz.

Pak më parë, të afërmit e Kvitovas kanë cituar një deklaratë të tenistes ku thoshte se ishte me fat që kishte shpëtuar gjallë.
nintchdbpict0001740168551
Shkruante: “Faliminderit për mesazhet prekëse që më keni dërguar sot. Siç ju e keni dëgjuar më herët, sot jam sulmuar nga një person i pajisur me thikë në apartamentin tim. Në përpjekje për të mbrojtur veten, u dëmtova në dorën e majtë. Jam e tronditur por me fat që jam gjallë”.

“Dëmtimi është i rëndë dhe më duhet të vizitoj specialistët, por në qoftë se dini sadopak për mua, unë jam e fortë dhe do ta luftoj këtë. Faliminderit edhe një herë për dashurinë dhe mbështetjen tuaj por iu them se tani më duhet të qëndroj në privatsinë time për t’u fokusuar tek shërimi im”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: