Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi lëvizte i armatosur. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K. Gj.

NJOFTIMI I POLICISE
Kontrolle intensive, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje. Me pistoletë me vete, në rrugët e qytetit të Durrësit, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit. Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas lëvizte i pajisur me armë zjarri, në lagjen nr. 13, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh ndërhynë menjëherë, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e këtij shtetasi.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin K. Gj., 17 vjeç, banues në Durrës. Nga kontrolli fizik, 17-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb