Nga: ZONJA VJOLLCA*

Supe me avokado dhe kunguj

2 kunguj të njomë

600 ml koncentrat perimesh

2 avokado

½ lëng limoni

250 gr kos

1 lugë kafeje kumel

4 lugë gjelle ajkë

2 qepë të njoma

Fillimisht presim kungullin në kubikë të vegjël. Pasi të ziejë koncentrati i perimeve shtojmë kungujt dhe i lemë të ziejnë për 3-4 minuta. I largojmë kungujt dhe i lemë të ftohen. Ndërkohë qërojmë avokadon dhe e presim në kubikë. I spërkasim me lëng limoni dhe së bashku me kosin i shtojmë tek kungujt. I kalojmë të gjithë përbërësit në blender duke i kthyer në krem pure. E rregullojmë supën me kripë, piper dhe kumel dhe e servirim duke shtuar një lugë ajkë dhe bishta qepësh të njoma të grira hollë.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: