NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
400 gr brokoli
200 gr patate
100 gr selino
1 qepë, 1 thelpi hudhër
800 ml lëng perimesh
300 gr karkaleca
Kripë, piper i zi
Vaj ulliri
1-2 lgj lëng limoni
100 gr krem kosi
30 gr bajame feta
Pergatitja
Lajmë brokolin dhe më pas e ndajmë në lule të vogla. Pataten dhe selinonë e presim në kubikë të vegjël. Qërojmë dhe presim imët qepën dhe hudhrën. Në një tenxhere ngrohim 2 lugë vaj ulliri, kaurdisim qepën sa të bëhet transparente shtojmë hudhrën, patatet, selinonë dhe i trazojmë për 1 minutë duke shtuar lëngun e perimeve. I lemë të ziejnë për 15 minuta, në 6 minutëshin e fundit shtojmë brokolin që të ziejë së bashku me patatet dhe selinonë.
Ndërkohë në një tigan pa yndyrë pjekim bajamet sa të zverdhen pak. Lajmë gjethet e borzilokut, i dredhim pak dhe i presim në shirita. Skuqim më pas karkalecat nga të dy anët për 3 minuta. Largojmë tenxheren nga zjarri dhe kalojmë supën në blender dore duke i kthyer perimet në pure. Shtojmë kremin e kosit, borzilokun, lëngun e limonit, kripën dhe piperin e zi. Në fund e shërbejmë supën të ngrohtë duke e spërkatur me bajame dhe duke vendosur karkalecat në qendër.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)
