Nga: ZONJA VJOLLCA
200 gr karrota të vogla
750 gr kungull të verdhë
1 qepë e vogël
1 mollë jeshile
75 ml lëng portokalli
3 cm xhinxhër
750 ml lëng perimesh
80 ml pana
½ lëng limoni
2 lgj fara kungulli
2 lgj gjalpë, 2 lgj vaj
1 majë luge sheqer
Kripë, Piper i zi

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 210 gradë Celsius. Në një tavë ku shtrojmë letër pjekje të lyer me pak vaj vendosim dy karrota të prera në gjysëm, i spërkasim me pak vaj, kripë, piper dhe shumë pak sheqer për ti karamelizuar për rreth 20 minuta.Karrotat e mbetura, kungullin e qëruar nga lëkura dhe farat bashkë me mollën të prerë në kubikë i vendosim në një tas. Në një tenxhere të thellë shkrijmë dy lugë gjalpë dhe kaurdisim fillimisht qepën për 3 minuta. Më pas shtojmë xhinxhërën të grirë imët si dhe karrotat me kungullin dhe mollët. I trazojmë mirë dhe sapo të fitojnë pak nxehtësi shtojmë në tenxhere lëngun e portokallit dhe lëngun e perimeve. Vendosim kapakun dhe e lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare për 15 minuta. Më pas e kalojmë supën në blender dhe e kthejmë në pure. Në fund shtojmë panën dhe ulim temperaturën. E largojmë nga zjarri, e rregullojmë me pak lëng limoni, kripë dhe piper të zi dhe më pas e servirim duke vendosur mbi çdo pjatë pak karrota të pjekura dhe pak lara luledielli.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb