Nga: ZONJA KATERINA
1 kg kungull të verdhë
1 presh (pjesa e bardhë)
1 kokërr qepë
1 kokërr patate
30 gr xhinxhër
2 lgj gjalpë
1 koncentrat pule / perime
Kripë, piper i zi

Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim qepën dhe preshin. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë patatet dhe kungullin të prerë në kubikë. I kaurdisim derisa të fitojnë nxehtësi, më pas shtojmë buljonin me koncentrat pule ose perimesh. E lemë supën të zieje për 20 minuta. E rregullojmë më pas me kripë dhe piper të zi duke shtuar dhe xhinxhërën e grirë hollë.

Fikim sobën dhe e lemë supën të qëndrojë në nxehtësinë e sobës për 10 minuta. Më pas e kalojmë në frulator duke e kthyer në krem dhe e servirim me limon ose me kos.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb