Nga: ZONJA VJOLLCA*
300 gr fileto derri
2 speca të kuq
1 kokërr qepë
1 lgj kimjon
1 lgj fara koriandër
1 lk piper djegës
2 lgj vaj ulliri
400 gr domate
600 ml koncentrat mishi
200 gr fasule
Koriandër të freskët
Fillimisht presim mishin në kubikë mesatar. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim pak mishin derisa të ndryshojë ngjyrë e të zbardhet. Më pas shtojmë qepën dhe e kaurdisim së bashku me mishin për 5 minuta duke e rregulluar me kripë dhe piper djegës. Vazhdojmë gatimin në temperaturë mesatare duke shtuar erëzat dhe specat të prerë në shirita. I trazojmë të gjithë përbërësit për dy minuta dhe më pas shtojmë domatet në kubikë. E ulim pak temperaturën , vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë për 10-12 minuta. Në fund shtojmë fasulet e ziera dhe e lemë gatimin të ziejë dhe për 10 minuta të tjera pa kapak. E servirim të ngrohtë duke e spërkatur me koriandër të freskët.
(er.nu/BalkanWeb)
